Anglia rigjen kapitenin. John Terry I kenaqur nga vendimi i Kapelos

John Terry është kthyer në rolin e kapitenit në kombëtaren e Anglisë, pasi trajneri Fabio Kapelo i hoqi shiritin vitin e shkuar si pasojë e përfshirjes së futbollistit të Chelsea në një skandal seksual. Mediat britanike publikuan historinë e Terryt, i cili kishte një marrëdhënie me bashkëshorten e shokut të tij të skuadrës Wayne Bridge. I detyruar nga presioni i madh Kapelo i hoqi shiritin e kapitenit mbrojtësit për t’ia dhënë atë Rio Ferdinand.
“Ky ishte vendimi i trajnerit dhe unë jam shumë i kënaqur për këtë. Respektoj çdo vendim që merr tekniku, ndërsa tani pres që të gjithë shokët e skuadrës të më pranojnë sërish si liderin e tyre. Unë kam dhënë dhe do të jap maksumimun për skuadrën”, ka thënë John Terry, i cili do të udhëheqë përfaqësuesen angleze në ndeshjen e së shtunës kundër Uellsit.
Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo do të zbresë në stadiumin “Millenium” në derbin e vështirë britanik, pasi vendasit vijnë në këtë sfidë pas tre humbjeve radhazi. Ndërkohë, Anglia renditet në vendin e dytë të grupit G me 7 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Malit të Zi.
Nertan Prifti