E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Katar 2022”, re artificiale për të bërë hije në stadium

Një re artificiale, mekanike, që do të zhvendoset me telekomandë për të bërë hije mbi stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Është ky projekti i prezantuar nga Saud Abdul Ghani, shef i Departamentit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Katarit, dhe i realizuar në bashkëpunim me sektorin për shkencë e teknologji.

Reja ka shpjeguar profesori për të përditshmen katariane “The Peninsula” do të ndërtohet me fibra shumë të holla karboni dhe do të vihet në lëvizje nga katër motorë me energji diellore.

Kostoja e resë e cila, duke mbrojtur nga rrezet e diellit zonat e hapura të stadiumit do të sjellë edhe një kontroll më të madh të temperaturave në terren, që në verë arrijnë deri në 50 gradë celsius, për momentin arrin në 500 mijë dollarë. Por kjo kostoja pritet të ulet sapo të prezantohen modelet nga kompanitë që kanë për qëllim përfitimin ekonomik.

Gjatë kandidaturës së vet, Katari kishte prezantuar projektin për një “stadium ishull”, i rrethuar plotësisht nga uji. Impianti, me një kapacitet prej 86 mijë personash, do të ketë edhe një sistem kondicionimi të ajrit për të siguruar temperatura të pranueshme për lojtarët e spektatorët.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›