Italia ekstradon te denuarin, vrau per hakmarrje
Italia ekstradon te denuarin me 16 vjet burg per vrasje. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit kane bere te ditur se Saimir Xhebexhiu eshte sjelle ne pranga dje ne Rinas nga Interpol Roma, ndersa akuzohet se ne bashkepunim me te afermit e tij, Dritan Xhebexhiu, kane vrare Durim Hoxhen dhe kane plagosur Arjol Xhangolli. Sipas burimeve mesohet se ngjara ka ndodhur ne lagjen "Sporti", ne Gramsh, tre vjet me pare. "Ngjarja ka ndodhur per motive hakmarrjeje, pas nje grindjeje, ku viktima ne gjendje te dehur, ka provokuar me sjellje e fjale fyese autoret, si dhe te afermit e tyre", beri te ditur nje dite me pare Policia e Shtetit. Pas kesaj, Xhebexhiu, se bashku me persona te tjere e kane vrare Hoxhen. Nderkohe, fale operacioneve te vazhdueshme dhe shkembimit te informacioneve me shtetin fqinj, u realizua kapja dhe ekstradimi i 23-vjecarit.
A.C
A.C