Kreshnik Spahiu: KLD po kontrollon dosjet e Gjykates se Elbasanit
Keshilli i Larte i Drejtesise eshte duke kontrolluar dosjet e gjyqtareve te Gjykates se Rrethit te Elbasanit. Lajmi eshte bere i ditur nga nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, gjate prezantimit te kryetarit te ri te kesaj Gjykate, Arben Vrioni. Duke u shprehur rreth kesaj ceshtjeje, Spahiu u shpreh se "KLD eshte fokusuar ne inspektimin e gjykates se Elbasanit. Madje, kontrolli eshte fokusuar me shume se ne gjykatat e tjera. Se pari, KLD po realizon sistemin e vleresimit ku do te behet klasifikimi i cdo gjyqtari. Ato me pike me te larta do te promovohen dhe ata me pike me te uleta do te largohen nga detyra. Ne po studiojme dosjet dyvjecare te gjyqtareve dhe ky eshte nje proces qe kerkon kohe deri ne perfundim te rezultateve. Dhe se dyti, KLD realizon inspektime periodike me tematike nga etika, disiplina, solemniteti, zvarritjet e ceshtjeve si dhe per ankesat e derguara nga qytetaret". Spahiu tha se ne Gjykaten e Elbasanit jane konstatuar probleme te ndryshme, por duhet te kihen parasysh procedurat dhe afatet qe ndiqen. Pra, per cdo ceshtje paraqitet nje raport i inspektimit, i cili i dergohet Ministrise se Drejtesise. Vetem Ministria e Drejtesise ka ekskluzivitetin e masave ndeshkimore. "Mund t'ju them se deri tani ne KLD nuk ka asnje kerkese per te penalizuar gjyqtaret e Elbasanit". Ne fjalen e mbajtur para gjyqtareve elbasanas, Spahiu tha se per KLD-ne kjo periudhe ka qene shume e rendesishme per shkak te zgjedhjeve te drejtuesve neper gjykata. Kjo reforme ka permasa historike pasi realizohet per here te pare ne sistemin e gjyqesorit shqiptar. "Ne do te kerkojme nje imazh te ri te drejtuesve neper gjykata. Shpresojme ne nje marredhenie dhe metodologji shkencore me dhomen e avokatise, te cilen ne e konsiderojme si partnere". Nenkryetari i KLD-se tha se gjykatat nuk duhet te manifestojne simptomat e dualizmit te pushteteve dhe mbi te gjitha duhet qe ne praktike te mbizoterojne raportet njerezore mbi kompetencat.
Fatos Salliu
Fatos Salliu