E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Fierit, jashte hartes se narkotikeve

Xhemil Beharaj

Organizimi i punes per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike, kryerja e operacioneve policore per identifikimin, asgjesimin e siperfaqeve te mbjella me bime narkotike dhe venia para pergjegjesise ligjore te autoreve, ishte qellimi i takimit te Komitetit Rajonal te Luftes Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike. Takimi eshte zhvilluar dje ne sallen e mbledhjeve te Keshillit te Bashkise Fier. Ne takim merrnin pjese drejtoresha e Politikave te Pushtetit Vendor, Mimoza Hasekiu, nendrejtori i Pergjithshem i Policise per Rendin e Sigurine Publike, Rasim Borici, prefekti i Qarkut, Shahin Bejdaj, kryetari i Qarkut, Luan Mucaj etj. Ne fjalen e tij, Borici ka pohuar se Qarku i Fierit ka bere nje progres ne parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike, nderkohe qe nga informacioni i marre per vitin 2008 ende nuk ka raste te evidentuara. "Policia dhe komuniteti duhet te lidhin nje bashkepunim te ngushte, nderkohe qe eshte detyre e strukturave policore qe te forcojne bashkepunimin-tha Borici.- Toleranca ndaj kultivuesve te bimeve narkotike duhet te shkoje ne zero". Prefekti Bejdaj tha nder te tjera se gjate vitit 2007 jane konstatuar gjithsej 12 raste nga 20, qe u regjistruan per vitin 2006 ."Nga keto, 7 i perkasin rrethit te Fierit dhe 5 atij te Lushnjes. Gjithsej policia per vitin 2007 ka sekuestruar 524 rrenje bime narkotike te llojit "kanabis sativa" dhe 145 te llojit "papaver somniferum", e njohur ndryshe si opiumi. Nderkohe, jane ndaluar 7 autore dhe nje eshte nen hetim ne gjendje te lire. Komunat me problematike jane Cakrani e Kurjani ne rrethin e Fierit dhe Barbulinja, Kosova e Vogel, Fier-Shegani, ne rrethin e Lushnjes. Drejtoresha e Politikave te Pushtetit Vendor, Mimoza Hasekiu, theksoi rendesine qe i kushton qeveria luftes kunder trafikut dhe kerkoi forcimin e bashkepunimit institucional mes perfaqesuesve te pushetit vendor me strukturat e luftes kunder kultivimit dhe tregtimit te narkotikeve. Ajo vleresoi punen dhe masat parandaluese, si dhe forcen goditese te policise ne kete drejtim. Ndersa drejtori i Policise se Qarkut, Arjan Bozhaj, permendi komunen e Cakranit, nje nder pikat me te "nxehta" gjate viteve te kaluara. "Tashme ne Cakran njerezit i jane rikthyer vreshtarise e pemetarise", tha drejtori i policise. Ai kerkoi nje bashkepunim me te madh nga te gjitha institucionet, ne kushtet kur kjo dukuri kerkon nje perqendrim te madh forcash.

Kerpi industrial, serish problem

Ceshtja e kultivimit te kerpit industrial, i cili nder te tjera perdoret edhe per te shtuar vellimin e bimes narkotike kanabis sativa, eshte shtruar serish nga drejtori i Policise se Qarkut, Nikolin Bala, ne nje takim te zhvilluar dje ne Prefekturen e Qarkut. "Mbjellja e kerpit industrial, ose te ndalohet rreptesisht dhe te penalizohen te gjithe ata qe e kultivojne kete bime, ose Ministria e Bujqesise te monitoroje me detaje te gjitha etapat e kultivimit deri tek perpunimi apo transporti", jane shprehur kreret e Policise se Shkodres. Ata kane pohuar se po vazhdohet te abuzohet shume me te ashtuquajturin kerp industrial.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›