Vrau nene e bir, kerkohet burg perjete
SHKODER - Prokuroria e Rrethit te Shkodres ka kerkuar dje burgim te perjetshem per 28-vjecarin Arjan Zefi, banor i komunes se Velipojes. I akuzuari per vrasjen e dyfishte, te ndodhur disa muaj me pare ne komunen e Velipojes, te rrethit te Shkodres, ka dale dje para trupit gjykues ne Gjykaten e Rrethit te Shkodres. Ngjarja tronditi opinionin, pasi dy pjesetaret e se njejtes familje, Age dhe Rafael Preka, nene e bir, gjeten vdekjen si rezultat i goditjes me arme zjarri nga bashkefshatari i tyre. Sipas burimeve policise se Shkodres, ngjarja kishte ardhur pas nje konflikti te ndodhur vite me pare, por qe hasmeria mes dy familjeve kishte mbetur ende ne fuqi, duke nxitur 28-vjecarin Zefi te ekzekutoje dy fqinjet e tij, qe po ktheheshin me automjetin e tyre ne shtepi.