E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr ne stadium, policia ndalon tre mjeke

Shkaktuan trazira ne gjendje te dehur ne stadium gjate ndeshjes, shoqerohen per ne komisariat tre mjeke te spitalit te Librazhdit. Uniformat blu te ketij qyteti kane shoqeruar pasditen e djeshme per ne komisariat nendrejtorin e Shendetit Publik, mjekun reanimator, Avni Koci, kirurgun Avni Marta dhe mjekun gjinekolog, Kujtim Albrahimi, pasi akuzohen per veprat penale te prishjes se rendit dhe qetesise publike, si dhe fyerje e kundershtim te forcave te policise per shkak te detyres. Sipas deshmitareve okulare dhe policise lokale, te tre mjeket jane kthyer ne persona teper problematike ne stadiumin e Librazhdit gjate zhvillimit te ndeshjes Sopoti-Dajti, qe perfundoi 1-0. Burime zyrtare te policise pohuan se te tre keta persona jane konfrontuar edhe me uniformat blu. Shefi i Komisariatit te Librazhdit, Bajram Lesi, u shpreh se "ngjarja ndodhi gjate zhvillimit te ndeshjes Sopoti-Dajti, ndersa tre te dyshuarit rezultuan se ishin mjeke te spitalit te qytetit dhe kane share e fyer arbitrat dhe lojtaret kundershtare qe ne fillim te ndeshjes". Ndalimi i mjekeve eshte shoqeruar me zemerimin e familjareve dhe te afermve te tyre, te cilet kane qendruar para komisariatit, duke kerkuar qe ata te lihen te lire.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›