Italia konfirmon abuzimin me shifrat e naftës virgine
29/04/2011 Letërporosia nxjerr zbuluar dy kompanitë. Zbardhen llogaritë bankare të Elezajt
TIRANE-Kontrabanda e tonelatave të naftës virgine jo vetëm që është faktuar nga njësia task-forcë, por abuzimi me arin e zi po konfirmohet dhe nga disa shtete evropiane. Një letërporosi e ardhur nga autoritet italiane, ka përforcuar akoma më tepër hetimin e prokurorisë së Tiranës, pasi në të tregohen se shifrat e tonelatave të naftës që kanë hyrë nga Shqipëria në Itali, nuk përputhen me ato që janë deklaruar nga subjektet private “Fisheku” dhe “Euroil”. Kjo ka sjellë një provë shtesë që momentalisht është administruar në dosjen hetimore që lidhet me kontrabandimin e naftës virgine, për të cilën janë arrestuar 13 persona, ndërsa shtetasi Bledar Rama është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Përgjigjja e ardhur nga shteti italian flet vetëm për periudhën 2008. Në të tregohen se subjektet private “Fisheku” dhe “Euroil”, gjatë kësaj kohe s’kanë transportuar drejt doganave italiane sasitë e deklaruara në shtetin shqiptar. Me këtë përgjigje, njësia hetimore task-forcë “vulos” veprimtarinë fiktive dhe kriminale të dy kompanive, për sa i përket deklarimeve të eksportit të naftës në Itali. Ndërkohë që një material tjetër shtesë pritet të vijë sërish nga Italia në adresë të prokurorisë së Tiranës, ku mësohet se informacioni do jetë për periudhën vjetore 2007, 2009 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2010. Momentalisht njësia hetimore task-forcë është në pritje dhe të pesë letërporosive të dërguar në disa shtete, si: Greqia, Serbia, Mali i Zi, Gjermania dhe Kosova. Pikërisht në këto shtete mendohet se është kryer në mënyrë fiktive eksportimi i naftës virgine, pasi subjektet e sipërcituara me ndihmën e inspektorëve të Tatim-Taksave dhe Doganave kryenin falsifikimin e dokumentacionit. Me këto veprime nafta virgine që blihej tek ARMO për eksport, shpërndahej në pikat e karburantit, duke u tregtuar si benzinë e pastër. Aktualisht veç njohjes me rezultatet e letërporosisë së ardhur nga Italia, grupi i hetimit pranë njësisë task-forcë, kohët e fundit është njohur dhe me përgjigjet e llogarive bankare të ardhura nga disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Në to tregohet se janë rreth 6 depozita bankare në pronësi të biznesmenit të arrestuar Hajri Elezaj, përfaqësues i kompanisë “Euroil”. Ndërkohë që burimet nuk pranuan të japin detaje mbi shumat monetare që janë depozituar në këto llogari bankare, por sqaruan se shumë shpejt organi i akuzës do i drejtohet gjykatës me një kërkesë për vënien e këtyre llogarive dhe pronave të tjera nën masën e sekuestros preventive. Përparësi në këtë drejtim po i jepet dhe verifikimit të pasurisë së biznesmenit fierak Iliaz Fisheku, përfaqësues i kompanisë “Fisheku” sh.a.