Italia konfiskon pasurinë e Gaddafit

Në rastin më të ri të procesit të konfiskimit, Italia ka konfiskuar një kompleks të hoteleve dhe tokë në pronë të familjes së udhëheqësit të vrarë të Libisë, Moammar Gaddafi, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Prona, e konfiskuar me urdhër të gjykatës, në vlerë prej 20 milionë euro, gjendet në ishullin Panteleria në Mesdhe, mes Sicilisë dhe Tunizisë.
Në mars, Italia konfiskoi pronë me vlerë prej 1.1 miliardë euro, e cila është kontrolluar nga familja e Gaddafit, përfshirë këtu edhe aksione në kompanitë më të mëdha dhe tokë në Panteleria, ku flitej se Gaddafi kishte paraparë që të ndërtonte një fshat turistik.