E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prill, Obama ka tubuar 43 milionë dollarë për fushatën e tij

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Partia e tij Demokratike kanë tubuar 46.3 milionë dollarë në emër të donacioneve gjatë muajit prill, për financimin e fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president.

Donacioni mesatar në muajin prill ka qenë rreth 50 dollarë dhe në 98 për qind të rasteve donatorët kanë dhënë më pak se 250 dollarë, ndërsa më shumë se 169 mijë donatorë kanë dhënë për herë të parë donacione për presidentin.

Në mars, Obama për fushatën e tij ka tubuar më shumë se 53 milionë dollarë, pasi që më shumë se 437 mijë votues dhanë donacione.

Që nga fillimi i fushatës, më shumë se 2 milionë amerikanë kanë dhënë donacione, për të mundësuar rizgjedhjen e Obamës për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›