E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Nis seanca per konfirmimin e akuzave ndaj deputetit Limaj

Ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine sot ka filluar seanca per konfirmimin e aktakuzes ndaj deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente te tjereve te akuzuar per krime lufte.

Me 26 korrik nje prokuror i Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ngriti nje aktakuze kunder zotit Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij per krime lufte kunder popullsise civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes.

Ne muajin mars prokuroret e EULEX-it leshuan nje urdher arresti per deputetin Limaj i cili gjate luftes ishte nje nga komandantet kryesor te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Arrestimi i tij eshte nuk ishte i mundur per shkak te imunitetit i cili nderkaq nuk i pengon hetimet.

Me 20 korrik Qeveria e Kosoves vendosi ti kerkoje Gjykates Kushtetuese qe te sqaroje ceshtjen e imunitetit te deputeteve te Parlamentit te Kosoves. Vendimi pasoi debatet qe nxiti ceshtja e imunitetit te zotit Limaj. Nese akuza kunder tij konfirmohet atehere procesi gjyqesor mund te filloje ne vjeshten e ketij viti.

Zoti Limaj i ka mohuar akuzat te cilat sic thote ai perfshijne nje periudhe kur ai nuk ndodhej ne Kosove.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 u akuzua per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Vitin e kaluar ndaj zotit Limaj i cili ishte minister i transporteve dhe telekomunikacionit filluan hetime nen dyshimet per korrupsion ne ministrine e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›