E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Votimi i reformës në shëndetësi, moment historik

Obama e ka përkufizuar votimin e reformës së shëndetësisë si një nga momentet historike më të mëdha të këtij brezi. “Unë uroj me gjithë zemër që Kongresi Amerikan të dijë të ta vlerësojë këtë moment historik”, u shpreh presidenti Obama.

Deklara e numrit një të Shtëpisë së Bardhë u dha gjatë një takimi me të gjithë përfaqësuesit e Kongresit. Përsa i përket votimit të reformës së shëndetësisë, foli edhe kryetarja e Dhomë së Përfaqësuesve në Senat, Nensi Pelosi.

Në fjalën e saj ajo u shpreh shumë optimiste se paketa e reformës do të arrinte votat e mjaftueshme për të kaluar pengesën e Kongresit amerikan. “Jam e sigurt se kongresmenët amerikanë do të kenë mençurinë që të kalojnë reformën e shëndetësisë, ashtu siç kanë votuar edhe ligjin për sigurinë publike dhe atë për kujdesin shëndetësor”, u shpreh Pelosi.

Në rast se votimi i reformës në shëndetësi në Senat nuk do të kishte sukses, atëherë Obama do të dështonte në një nga sfidat e tij më të mëdha. Një sfidë e cila ka qenë pjesë e rëndësishme e debatit publik në SHBA.
 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›