Topalli në Azerbajxhan: Lobon për gazsjellës në Shqipëri
Presidenti Aliyev, u shpreh se kjo vizitë është një hap konkret dhe shprehje të rëndësishme të vullnetit politik të të dyja vendeve për të vendosur lidhje miqësie e raporte konkrete bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok.
“është momenti i duhur të përcaktojmë interesat tona të bashkëpunim ekonomik. Ai theksoi se Azerbajxhani është një vend me orientim evropian duke ruajtur vlerat e veta, me një politikë të dyerve të hapura për biznesin, në kërkim të tregut dhe klimës së favorshme për investitorët e vet”, theksoi presidenti Aliyev.
Zonja Topalli, i tha Presidentit Aliyev se ishte mjaft e befasuar nga energjia dhe ritmet e zhvillimit ekonomik të Azerbajxhanit. Ajo konsideroi infrastrukturën moderne, arritjet në diversifikimin e ekonomisë, projektet e mëdha me përfshirje të gjerë të naftës dhe gazit, ndërtimin e aeroporteve të reja ndërkombëtare, pjesëmarrjen në ndërtimin e korridoreve rrugëve ndërkombëtarë, rritjen ekonomike prej 8 %, si ndër treguesit më dinamikë të zhvillimit të Azerbajxhanit.
Presidenti Aliyev mirëpriti kërkesën e Kryetares së Kuvendit në përfshirjen e Shqipërisë si vend i rëndësishëm tranziti në projektet e mëdha të linjave gazsjellëse. Kryetarja e Kuvendit e shfrytëzoi këtë takim për të diskutuar për cështjen e Kosovës. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin e rajon.
Aliev u shpreh se kishte respekt të madh për popullin e Kosovës dhe e siguroi Kryetaren e Kuvendit se do t’i kërkonte kryeministrit të vet të gjente mënyrat për të mbështetur një popull mik dhe për t’i dëshmuar atij solidaritet të plotë.
Duke e siguruar zonjën Topalli se vizita e saj ishte një shtysë e drejtpërdrejtë në miqësinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vende ai i shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në përgjigje të ftesës së Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë tha ai, unë pres me kënaqësi vizitën zyrtarë të Kryeministrin Berisha brenda këtij viti në vendin tim. Gjatë qëndrimit në Baku, Topalli është takuar edhe me kryeministrin e Azerbajxhanit, kryetarin e Parlamentit si dhe me disa ministra.