E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia miraton ligjin: Burg për emigrantët ilegalë



Dënime të rrepta për kundravajtësit

Reagon opozita: Ligj fashist

Italia ka miratuar dje ligjin më të ashpër kundër emigrantëve ilegalë, në mes të tensionit politik të krijuar pas kundërshtimeve të qeverisë dhe opozitës. Ligji i ri, i cilësuar “fashist” nga opozita e Demokratëve, parashikon masa të rrepta për të gjithë ata që migrojnë ilegalisht apo që nuk denoncojnë një emigrant ilegal. Ligji parashikon që akoma edhe nëse personi shkon në spital, duhet të raportohet nëse është ilegal. Kjo pikë e ligjit është kritikuar ashpër nga Demokratët, të cilët kanë thënë se rezultatet e tij do të jenë humbja e jetës së mijëra emigrantëve, të cilët do të kenë frikë të shkojnë në spital. Një nen tjetër ka të bëjë me shkollat, të cilave u jepet e drejta që të ndajnë nxënësit emigrantë në klasa të ndryshme, për të krijuar integrimin e tyre në shoqëri.

Masat e reja

Ndëshkimi ndaj emigrantëve klandestinë në territorin italian pa dokumente, që bëjnë krime do të jetë tre herë më i madh se sa për pjesën tjetër të popullsisë. Përdorimi i forcës ushtarake në qytetet e mëdha është një tjetër masë që i lejohet qeverisë së marrë. “3000 ushtarë do të kenë detyra të sigurisë për të qarkulluar në qytetet e mëdha për nevoja specifike dhe të jashtëzakonshme parandalimi të kriminalitetit, për një periudhë prej 6 muajsh (e rinovueshme për një maksimum prej një viti)”, – përcakton ligji.

Të gjithë të huajt që janë dënuar me më shumë se 2 vjet do të dëbohen nga Italia, ndërkohë që më parë ishte 10 vjet. Përjashtim të menjëhershëm do të ketë për të gjithë ata që janë dënuar nën dy vjet dhe nuk janë në gjendje të demonstrojnë aktivitet fitimprurës në Itali.

Ndërkohë masa janë marrë edhe për ata që nuk denoncojnë emigrantët ilegalë. Kështu është parashikuar burg e konfiskim të të mirave materiale, përfshi në raste ekstreme edhe vetë ndërtesave, të dhëna me qera klandestinëve, si edhe burg nga 6 muaj deri në 3 vjet për të gjithë ata që japin me italianë që nuk denoncojnë emigrantët ilegalë por i strehojnë.

Legjislacioni evropian

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me Italinë. Edhe ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan një direktivë të përbashkët që vë autoritetet kombëtare para dilemës për legalizimin dhe leje-qëndrimin e personave pa dokumente apo kthimin e tyre. Ai parashikon që dëbimi i një personi pa dokumente duhet të bëhet mbi baza vullnetare. Në rast kundërshtimi, personi pa dokumente mund të jetë i detyruar të vendoset brenda një territori të BE-së për një periudhë pesëvjeçare, përfshirë edhe fëmijët. Në rast të një kthimi të detyruar, autoritetet mund të vendosin ndalimin e klandestinëve për një periudhë gjashtëmujore që mund të shtyhet deri në 18 muaj, kryesisht në rastet që paraqesin rrezik për situatën shoqërore dhe në rastet e vonesave për të marrë nga një vend i tretë dokumentet e nevojshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›