E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH edhe dje remont, pa drita periferia e Tiranës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë (OSSH) ka kryer përsëri ditën e djeshme remont në nënstacionin e ish-uzinës Dinamo në kryeqytet. Si pasojë shumë zona periferike të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë. Për të dytën radhë OSSH vazhdon punimet në nënstacionin e ish-uzinës Dinamo në kryeqytet. OSSH bëri të ditur se si pasojë e këtyre punimeve, ashtu si dhe dje do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-15:00 në zonat periferike të Tiranës. Për rreth 6 orë, zonat përreth "Jordan Misjas", "Bregu i Lumit", "Josif Pashko", Babrru, Bathore, Paskuqan dhe ish- uzina Dinamo" do të kenë mungesë energjie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›