E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti pa thertore, tregu i mishit në kushte të mjerueshme

Edhe tregu i mishit, ashtu si tregjet e llojeve të tjera në kryeqytet, gjendet në kushte të vështira infrastrukturore për të ushtruar aktivitetin tregtar normal, gjithashtu edhe tregtarët e mishit me shumicë vuajnë edhe mungesën një vendi të caktuar përfundimisht. Në dekadën e fundit nuk është bërë asnjë investim në përmirësimin e kushteve të mjediseve për tregtimin e mishit, duke përjashtuar tregun e ndërtuar në Institut, i cili shërben vetëm për grumbullimin dhe therjen e gjësë së gjallë, por jo për tregtimin e mishit. Me gjithë rrekjet për të përmirësuar diçka në këtë sektor, tregu i mishit ende vazhdon të mbetet një treg informal në kryeqytet.Si rrjedhojë e mungesës së investimeve, konstatohen dhe dalin probleme të tjera në tregtinë e mishit në kryeqytet që kanë lidhje me kushtet higjieno-sanitare të theroreve dhe mjedisit ku tregtohet mishi, cilësia e ruajtjes së mishit në frigoriferët etj. Ndërkaq kushte jo bashkëkohore në tregtinë e mishit shënohen si në pikat e shumicës ashtu dhe të pakicës, konkretisht te Ura e Institutit, te Uzina Dinamo, pranë Stacionit të Trenit etj. Këtu mishi tregtohet në ambiente jo të përshtatshme, pasi mungojnë investimet infrastrukturore në treg. E njëjta situatë paraqitet edhe në qendrat e therjeve së gjësë së gjallë, sidomos në vendin e quajtur pranë Urës së Institutit, ku mjediset në të cilat theren bagëtitë janë në kushte tejet të vështira, saqë ato i shikon të theren në rrugë. Një problem tjetër konstatohet në tregtinë e mishit më pakicë në rrugë apo dyqane të vogla, ku kafshët e therura varen jashtë në ambient të hapur më qëllim që të shiten më shpejt, pa u kujtuar për ambientin e ndotur. Në ambientet e tregut Uzina Dinamo, nuk mungojnë rastet ku në të njëjtin vend zhvillohen tre lloje aktivitetesh tregtare, si bar-kafe, dyqan fruta-perimesh dhe dyqan mishi. Në këso rastesh nuk ka më kurrfarë sigurie për konsumatorin, pasi mundësitë për të rrezikuar shëndetin nga konsumi i mishit janë tejet larta. Tregtarët e vegjël vuajnë edhe mungesën e frigoriferëve për ruajtjen e mishit, pasi jo i gjithë mishi mund ë shitet për një ditë. Dhe sipas tyre shpeshherë kanë pasur humbje të mëdha financiare për shkak të mungesës së mjeteve të tilla frigoriferike. Ndërsa tregtarët e mishit me shumicë ankohen për mungesën e mbështetje nga tregu për të përmirësuar kushtet e tregut, ndërkaq ata ankohen se ndonëse i paguajnë taksat rregullisht, asnjë pjesë e këtyre parave nuk kthehen në investime për tregun. Probleme të tjera konstatohen në frigoriferët e kryeqytetit  ku tregtarët e vegjël dhe të mëdhenj magazinojnë mish por edhe produkte të tjera. Këta frigoriferë janë në kushte hijeno-sanitare jashtë standardeve normale për ruajtjen e mishit dhe të produkteve. Tregu i ri  për therjen kafshëve të gjalla në Institut, nuk ka kushtet e përshtatshme hijeno-sanitare, ngaqë ka një fluks të madh të futjes së kafshëve për therje, të cilat kanë krijuar një kaos në treg. Kjo situatë, natyrisht  vështirëson edhe mundësinë e kontrollit higjieno-sanitar dhe të dokumentacionit nga organet kompetente.
Kushtet higjieno-sanitare të tregtimit të mishit
Pasojën e parë që shkakton mungesa e investimeve në tregun e mishit të gjësë së gjallë, është ulja e cilësisë së kushteve higjieno-sanitare të mishit, pasi kjo kushtëzohet si nga kufizimi i ambienteve të tregtimit dhe therjes së mishit ashtu edhe nga infrastruktura e dëmtuar e atyre tregjeve që funksionojnë. Kështu mishi tregtohet në mjediset e trotuarit, në mes pluhurit, mizave dhe diellit, ku qëndron për orë të tëra në atë gjendje jashtë çdo sigurie. Gjithashtu edhe therjet bëhet po në këtë mënyrë si nga tregtarët e shumicash ashtu edhe të pakicës. Në dyqanet me pakicë, mishi qëndron edhe më shumë se 24 orë i varur, pasi nuk është shitur plotësisht, ndërkaq që ai tregtohet sërish të nesërmen.  Probleme higjieno-sanitare janë konstatuar edhe nga kontrolli i inspektove të higjienës së produkteve të konsumit. Më problematike kanë rezultuar tregu te Stacioni i Trenit, disa dyqane mishi në tregun Uzina Dinamo, gjithashtu edhe tregu i therjeve të kafshëve në zonën e Institutit. Bashkia e Tiranës, jo vetëm që nuk ka investuar për funksionimin normal të këtyre tregjeve, por në to ka munguar edhe kontrolli i Inspektoratit Veterinar, organ në kompetencat e bashkisë. Ndërkaq, kushtet e vështira të tregjeve të mishit në kryeqytet i ka denoncuar herë pas here edhe ZMK-ja, duke i bërë thirrje konsumatorit që të jetë i kujdesshëm në blerjen mishit dhe të verifikoje mirë vendin kua ai ruhet dhe tregtohet.  

Last Updated on Wednesday, 13 May 2009 14:57

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›