E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mposht Anglinë, përballë Gjermanisë në gjysmëfinale

KIEV-  Përfaqësuesja e Italisë bëhet pjesë e katër skuadrave të fundit që do të garojnë për titullin e më të mirit të Evropës, pasi në çerekfinale ka eliminuar Anglinë pas ekzekutimit të penaltive. Italia shkon në gjysmëfinale të “Euro 2012” pas 120 minutash lojë që nuk e kanë nxjerrë dot ne dritë golin për të dyja skuadrat. Rezultati i bardhë i startit të kësaj supersfide mes dy gjigandëve të futbollit europian ka mbetur i pandryshuar jo vetëm gjatë 90-minutave të kohës së rregullt të lojës, por edhe pas zhvillimit të dy shtesave me nga 15 minuta. Më pas lojtarët u janë drejtuar penalltive, prej nga ishte e shkruar që të vendosej fati i kësaj ndeshjeje ndër më të bukurat e këtyre finaleve

Skuadrat zhvilluan një ndeshje mjaft të hapur, dinamike dhe me plot raste shënimi.

Porsa filloi ndeshja, Daniele De Rossi dërgoi një goditje të jashtëzakonshme drejt portës, por golin ia mohoi shtylla. Menjëherë më pas, Gigi Buffon ndaloi një gol të sigurt nga Glen Johnson.

Ndërkohë që Wayne Rooney dështoi të shënonte me kokë, Antonio Cassano për pak nuk e arriti një pasim të mrekullueshëm të Montolivos.

Mario Balotelli dështoi në dy raste shumë të mira shënimi, nga ana tjetër Danny Welbeck ka mundur të befasojë.

SuperMario sërish dështoi të shënonte nga afërsia vetëm disa minuta pa përfunduar gjysmë e parë, pas një asistimi të Cassanos.

Edhe në gjysmën e dytë, kombëtarja Azzure ishte dukshëm skuadër më e mirë duke e kontrolluar takimin dhe duke pasur iniciativën gjatë gjithë kohës.

Vetëm në minutat e para të pjesës së dytë, italianët shpërdoruan disa raste shumë të mira shënimi duke mos qenë efikasë.Edhe në vazhdim ata tentuan disa herë ta ndëshkonin portierin Hart, por nuk ia dolën qëllimit.

Ndërkohë, në minutat e fundit të kohës së rregullt, të dyja përfaqësueset e patën nga një rast të mirë shënimi – në njërën anë dështoi Nocerino, kurse në tjetrën Rooney.

Edhe pjesa e parë e vazhdimeve flet për Italinë. Azzurrët luajtën më mirë se Luanët, por sërish nuk pati gola.

Edhe vazhdimet flasin për Italinë. Azzurrët luajtën shumë më mirë se Tre Luanët, krijuan raste të shumta, por nuk arritën të shënojnë. Ndërkohë që anglezët me sukses e mbajtën të paprekur portën e tyre duke bërë që penaltitë ta vendosnin fituesin.

Pas ekzekutimit të penaltive, më efikase u tregua kombëtarja e Italisë, e cila e meritoi që të kualifikohej në gjysmëfinale, ku e pret kombëtarja e Gjermanisë.

Formacioni startues i Anglisë (4-4-2): Hart; Johnson, Terry, Lescott, Cole; Milner, Parker, Gerrard, Young; Rooney, Welbeck.
Banka rezervë: Green, Butland, Kelly, Baines, Jones, Jagielka, Henderson, Downing, Oxlade-Chamberlain, Walcott, Carroll, Defoe.

Formacioni startues i Italisë (4-3-1-2): Buffon; Abate, Barzagli, Bonucci, Balzaretti; De Rossi, Pirlo, Marchisio; Montolivo; Cassano, Balotelli.
Banka rezervë: Sirigu, De Sanctis, Ogbonna, Maggio, Giaccherini, Giovinco, Nocerino, Borini, Diamanti, Di Natale, Motta.

ANGLI-ITALI 0-0 (2-4 pen)
Anglia (4-4-2): Hart; Johnson, Terry, Lescott, Cole; Milner (Walcott 60′), Gerrard, Parker (Henderson 94′), Young; Rooney, Welbeck (Carroll 60′). Trajner: Hodgson
Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate (Maggio 90′), Barzagli, Bonucci, Balzaretti; Marchisio, Pirlo, De Rossi (Nocerino 80′); Montolivo; Balotelli, Cassano (Diamanti 78′). Trajner: Prandelli
Arbiter: Proença (Portugali)
Kartone te verdhe: Barzagli, Maggio (I)
Penalltite:
Anglia: Gerrard-gol, Rooney-gol, Young-tranverse, Cole-pritje
Italia: Baloteli-gol, Montolivo-jashte, Pirlo-gol, Nocerino-gol, Diamanti-gol

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›