E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina bie në lumin Lanë, plagosen bashkëshortët

TIRANË- Aksident në Tiranë. Një makinë ka përfunduar në lumin Lanë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, me makinën e aksidentuar udhëtonin një cift bashkëshortësh, të cilët fatmirësisht kanë pësuar dëmtime të lehta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” ku pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, mjeti ka përfunduar në lumë. Nga të dhënat e policisë, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka patur një gjendje të fikti, prandaj edhe ka humbur kontrollin e mjetit me targë TR 15 11 M.

Ndërkaq në një tjetër aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Laprakë, një shtetas ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. 

Mësohet se 53-vjecari Ibrahim Sadiku është aksidentuar nga një makinë, në momentin kur po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›