E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani merr vetëm barazim në San Siro

Me rezultat 2-2 ka përfunduar takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë në mes të Milanit dhe Palermos që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.

Zlatan Ibrahimovic realizoi për Milanin që në minutën e katërt, ndërsa dhjetë minuta më pas Javier Pastore barazoi rezultatin.

Mysafirët arritën të krijojnë epërsi përmes Abel Mathias Hernandez, por Urby Emanuelson gëzoi tifozët në San Siro duke barazuar rezultatin (76’).

Për të luajtur në finale. Milani do të duhet të fitojë në Sicili, pasi që ky rezultat është më i favorshëm për Palermon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›