E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 8 mijë qytetarë përfituan nga amnistia për automjetet

Për autoritetet, ky proces është i kënaqshëm dhe interesi i qytetarëve ka qenë i madh.

“Procesi ka rezultuar pozitiv për sa i takon çregjistrimit të automjeteve të papërdorura, pasi 52.800 mjete pronarë automjetesh kanë përfituar rreth 6.567 milionë lekë.

"Këto janë lekë që i mungonin buxhetit të shtetit", tha Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari. Ai sqaroi se pas këtij procesi, qytetarët mund të aplikojnë për të çregjistruar automjetin e tyre, por me kusht që të paguhen detyrimet e prapambetura. Ndërkohë, që ligji ofron mundësinë edhe të çregjistrimit të përkohshëm të mjetit. "Në rast se një qytetar nuk do të përdorë mjetin gjatë vitit ka të drejtën e çregjistrimit të përkohshëm, por legjislacioni shqiptar ka përcaktuar si afat kohor muajin janar të çdo viti", theksoi Pinari.

Sipas tij, çregjistrimi i përhershëm i automjeteve mund të kryhet vetëm me kushtet e pagimit të të gjitha detyrimeve financiare deri në momentin e çregjistrimit. Pinari tha se përfituesit më të shumtë nga Ligji i Faljes për gjobat e prapambetura dhe çregjistrimin e makinave kanë qenë në qytetet e Fierit, Elbasanit dhe Gjirokastrës./Start/

                                                                                             2012-04-13 14:24
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›