E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani: Ronaldo mendoi për veten, jo për skuadrën

Përgatiti: Admir Gremi

Nani: Ronaldo mendoi për veten, jo për skuadrën

Mesfushori i Portugalisë del kundra vendimit të marrë nga Kristiano për të ekzekutuar penalltinë e pestë ndaj Spanjës

Nani ka shpërthyer ndaj Kristiano Ronaldos dhe akuzoi kapitenin e kombëtares se ka gënjyer në lidhje me debatin e penalltive në gjysmëfinalen e Euro 2012. Ronaldo është sulmuar për shkak se nuk guxoi të gjuante më shpejt një nga penalltitë e ekipit në humbjen ndaj Spanjës, teksa përfundoi pa të drejtën e goditjes së 11-metërshit, pasi Bruno Alvesh, një mbrojtës, e çoi ekzekutimin e tij në traversë. Lojtari më i shtrenjtë i botës këmbëngul se radha ishte vendosur nga trajneri Paulo Bento, por duke reflektuar mbi atë humbje dramatike, Nani, një ish-shok skuadre te Mançester Junajtid, tha se Ronaldo donte gjuajtjen e lavdishme për veten e tij. Kristiano Ronaldo kërkoi penalltinë e fundit, tha anësori i Junajtid. I thashë trajnerit se isha gati të pranoja çdo lloj radhe. Nuk përbënte një problem për mua, sepse penalltitë janë fat, ndaj dhe nuk e meritonim të humbnim në këtë mënyrë. Nani ishte përfshirë pak më parë në një incident të çuditshëm me Alvesh, pasi anësori i Junajtid shkoi dhe parakaloi shokun e tij të ekipit, teksa ky i fundit po i drejtohej zonës së rreptësisë për të gjuajtur penalltinë e tretë. Konfuzioni pati një impakt evident tek Alvesh, i cili u duk me besim të rënë, teksa po rikthehej të godiste penalltinë e katërt, gjë që rezultoi në një goditje decizive. Humbja e saj i hapi dyert ish-lojtarit të Arsenalit, Çesk Fabregas, të shënonte gjuajtjen e tij dhe të çonte Spanjën në finalen e tretë radhazi të një turneu madhor. Pavarësisht polemikave që rrethojnë humbjen, Nani beson se Portugalia duhet të jetë krenare për arritjen në Poloni e Ukrainë. Ai shtoi për Daily Mirror: Mendoj se mund të krenohemi, treguam se sa të mirë jemi kundër kampionëve të botës dhe besoj se mund të kishim garantuar vendin tonë në finale. Gjithsesi, jemi shumë mirë për të ardhmen.


Portugalia pret heronjtë: Faleminderit për gjithçka…

Tifozë të shumtë kanë pritur ekipin e Bentos në aeroport, duke festuar për arritjen deri në gjysmëfinalet e Euro 2012

Kristiano Ronaldo dhe shokët e tij humbës u pritën me shumë zhurmë e bujë, kur zbritën në aeroportin e Lisbonës ditën e enjte, pasi u rikthyen nga Ukraina. Portugal ole! Portugal ole! Portugal ole!, ishin thirrjet e tifozëve, ndërkohë që skuadra u shfaq me Ronaldon midis tyre, pas humbjes me penallti në gjysmëfinalen e Euro 2012 ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës. Ekipi i Paulo Bentos buzëqeshte, ndërkohë që tifozët mbanin shaje dhe flamuj, ndërsa disa të tjerë këndonin himnin kombëtar. Disa lojtarë u ndalën të nënshkruanin autografe, përpara se të nisnin pushimet verore, pas eliminimit dramatik, pikërisht atëherë kur një finale e mundshme ndaj Italisë dhe një sukses i parë i mundshëm në një turne madhor ishte shumë pranë. Kjo pritje më ka prekur shumë. Secili prej nesh mund të ndjejë përkrahjen e tyre, ndaj dhe duam ti falënderojmë, tha mbrojtësi Pepe. Ata e dinë se ne meritonim të ishim në finale, shtoi lojtari i Realit. Është super, njerëzit janë duke na mbështetur. Faleminderit për gjithçka, tha Migel Lopez, para se të hipnin në një autobus, që do të çonte skuadrën në qytet. Jemi krenarë për atë që arritëm. Ata ishin të gjithë fantastikë, tha Humberto Koeljo, zëvendës presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit. Jemi më se krenarë për këtë ekip, thirri një tifoz rreth të 50-ve. E dimë se ata dhanë gjithçka. Një grua e re pranoi: Ne jemi jashtë, por ishte diçka e bukur për sa zgjati. Ata na dhuruan një kënaqësi të madhe dhe jemi shumë krenarë. Thjesht dua të them bravo, tha ajo. Disa fansa e mendonin të skualifikuar skuadrën e tyre, mes pesimizmit të përgjithshëm që u kishte sjellë ndeshja e fundit përgatitore me Turqinë, e humbur në shtëpi. Por ekipi reagoi bindshëm pas humbjes së ndeshjes së parë ndaj Gjermanisë në grup.

FRANCA

Blank, dy ditë për të vendosur të ardhmen

Loren Blank ka thënë se do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen te Franca brenda 2 ditëve të ardhshme. Zërat të shumtë janë përhapur se ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, 46 vjeç, pritet të largohet nga Les Bleus, të cilët zhgënjyen në Euro 2012. Kontrata e Blankut si trajner i Francës skadon sot, teksa është përfolur me një kalim te Totenhemi. Bisedimet e ditës së enjte me shefin e Federatës Franceze të Futbollit përfunduan pa arritur një marrëveshje të mundshme. Takimi ynë nuk zgjati gjithë ditën, sepse kisha preokupime të tjera. Por secili prej nesh deklaroi ato që kishte për të thënë, përfshi edhe mbi Europianin. Kemi shumë biseda të zakonshme, por është një vendim personal që më shqetëson për momentin. I dhamë afat njëri-tjetrit 48 orë, u shpreh tekniku i Gjelave.

ANGLIA

Ferdinand: Ti besojmë të rinjëve…

Duke folur për Sky Sports, Rio Ferdinand, i cili nuk u grumbullua në Euro 2012, pranoi se ishte i zhgënjyer me eliminimin e anglezëve në fazën e çerekfinaleve. Gjithsesi, ai shpreson se lojtarë si Deni Uelbek dhe Aleks Okslejd-Çambërlejn mund të ndihmojnë Anglinë drejt sukseseve. Mendoj se kemi të bëjmë me lojtarë të rinj, të cilët po prezantohen në arenën ndërkombëtare, kështu që është gjë e mirë ti shohësh ata në vazhdim, duke marrë përgjegjësi në ekip. Pritshmëritë ndaj Tre Luanëve, për herë të parë gjatë viteve të fundit, ishin të ulëta, kështu që nuk kishte presion mbi të rinjtë në lidhje me detyrimin për të fituar turneun. Si tifoz, dëshiroja që ata të shkonin sa më larg të ishte e mundur, por ishim të pafat. Trajneri ka 2 vite në dispozicion tashmë me shpresë për tu përmirësuar, tha Rio.

Frenk Rajkard tërhiqet nga gara për Holandën!

Menaxheri i trajnerit sqaron se Rajkard nuk është i interesuar të marrë drejtimin e tualipanëve

Ish-trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, nuk është i interesuar të drejtojë Holandën në këtë moment, sipas agjentit të tij. Rajkard është njëri prej disa kandidaturave, që janë përfolur në lidhje me vendin e mbetur bosh te tulipanët, pasi Bert van Marvijk dha dorëheqjen pas performancës së tmerrshme të tyre në këtë Europian, pavarësisht se kontrata e tij zgjaste edhe për 4 vite të tjera. Van Marvijk, i cili drejtoi holandezët drejt finales së Botërorit 2010, pa ekipin e tij të eliminohej që në fazën me grupe të turneut, madje pa fituar as edhe 1 pikë të vetme. Agjenti Perri Overem ka theksuar se Rajkard i është dedikuar punës së tij tek Arabia Saudite, që është eliminuar në raundin e 3-të të kualifikueseve për Botërorin 2014. Kontrata e Frenk zgjat deri në fund të 2013-s, tha Overem. Arabia Saudite nuk mund të kualifikohet për në Botërorin 2014, por ka ende shumë gjëra për të bërë. 49-vjeçari udhëhoqi Barcelonën drejt 2 titujve në La Liga dhe Championsit në 2006-n, gjatë mbretërimit të tij 5-vjeçar nga 2003-2008, por më pas ka drejtuar pa shkëlqim Spartën e Roterdamit dhe Gallatasarajit. E kuptoj që shumë njerëz mendojnë tashmë për Frenkun, shtoi Overem. Por, tashmë është tërësisht e parëndësishme. Ndoshta do të ishte ndry

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›