Qeveria shqiptare, 50 milion euro ndihme
Qeveria shqiptare mori diten e djeshme vendimin per t'i akorduar qeverise italiane nje shume prej 50 milione eurosh, ne ndihme te familjeve te lenduara nga kjo ngjarje e rende natyrore. Kryeministri Berisha, permes nje deklarate e ka konsideruar kete shume, si modeste por te nevojshme ne kuader te shprehjes se miqesise dhe solidaritet te Shqiperise, ndaj vendit mik Italise. Pak muaj me pare vendin tone e vizitoi edhe kryeministri italian Silvio Berluskoni ne kuader te intensifikimit te marredhenieve miqesore mes dy vendeve. Nje sere marreveshjesh ekonomike u firmosen ne takimin mes kryeministrit Berisha dhe atij italian, Berluskoni. Kryeministri Berisha falenderoi kreun e qeverise italiane per ndihmen e madhe qe shteti fqinje i ka dhene Shqiperise, ne rrugen e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Po keshtu, kryeministri u shpreh mirenjohes ndaj homologut te tij italian edhe per bashkepunimin e ngushte ekonomik mes dy vendeve. Sipas Berishes, Italia eshte vendi me te cilin Shqiperia kryen shkembimet me te medha tregtare. Po keshtu, Italia eshte edhe vendi i dyte ne bote, ku prania e emigranteve shqiptare eshte me e madhe. F. Mejdini