Komisioni i Ligjeve: Raundi i dytë për president, i ezauruar
TIRANË- Komisioni i ligjeve i mbledhur sot rreth orës 09:30 ka konfirmuar se nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar për garën presidenciale.
Deputeti i PD, Viktor Gumi deklaroi se nuk ka asnjë kandidatur për presidnet duke theksuar se komisioni do i paraqes raportin Parlamentit, ndrkoh bri me dije se PS nuk ka qn e pranishme në mbledhje.
Me anë të një projektraporti që do t’i paraqesë Kuvendit sot, ky komision deklaron se asnjë deputet i vetëm nuk ka hedhur firmën në mbështetje të ndonjë kandidati konkret për President. Projektraporti do të lexohet në seancën plenare, ndërsa mësohet se votimi i dyt do të quhet i ezauruar, “votim i kryer pa asnjë kandidat”.
Sipas rregullores parlamentare, deri në ora 09:00 të ditës së sotme procedura ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t'i paraqitur raportin përkatës seancës plenare të Kuvendit. Një javë më parë maxhoranca artikuloi si kandidat të sajin për postin e presidentit të ri anëtarin e Gjykatës Kushtetutese, Xhezair Zaganjori, i cili u refuzua nga opozita, duke u konsideruar 'kandidaturë e njëanshme'. Në këto kushte emri i Zaganjorit nuk u depozitua në komisionin e Ligjeve. Në kuadër të zhvillimeve për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, vetëm një orë para fillimit të seancës së Kuvendit u mblodh dhe grupi parlamentar i PS-së. Bëhet e ditur se deputetët e opozitës do të jenë prezentë në votimin e dytë.
(e.m/BalkanWeb)