E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nen pushtetin e ujit

Italia qendrore dhe ajo veriore vazhdon të jetë nën pushtetin e ujit, ku më problematike situata është në provincen e Grosetos dhe në Umbria. Shumë shtëpi vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara dhe shumë familje janë evakuuar. Në Peruxhia, shirat e rënë prej orësh pa ndërprerje që prej mëngjesit të djeshëm kanë bllokuar disa rrugë. Për momentin nuk regjistrohen probleme në njerëz. Situata po monitorohet nga komiteti i koordinimit të emergjencave. Rrugë të bllokuara ka edhe në Grosetano. Evakuim banorësh ka patur edhe në Orvieto. Zjarrfikësit kanë evakuar mëngjesin e sotëm disa familje nga shtëpitë e tyre në zonën e Aletones në Orvieto, pas daljes nga shtrati të lumit Paglia.
Situata është kritike edhe në Firence, veçanërisht në provincat Val di Sieve, Alto Mugelo apo dhe Kasetoni.
Probleme ka patur edhe në Lombardi, në Emilia Romanja, por dhe në zonën e Ponte del Diavolo. Në Toskana situata është cilësuar si emergjente. Kanë mjaftuar pak ore shi për të transformuar një pjesë të Toskanës në veri në një moçal gjigand me ujë. Bilanci i dëmeve është i rëndë, 200 të evakuuar, qindra shtëpi të rrezikaura, ura të shkatërruara dhe persona të bllokuar në makina apo dhe në banesa. Po ashtu dhe Vencia vazhdon të gjendet në vështirësi me nivelin e lartë të ujit që ka mbërritur në 149 centimatra mbi nivelin e detit, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në rajone të ndryshme të Italisë gjatë fundjavës. Rreth 70 për qind e qytetit është prekur nga përmbytjet duke i ofruar turistëve një spektakël të vecantë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa kjo është hera e gjatë që qyteti po përballet me këtë përmbytje që nga viti 1872. Metereologët nuk parashikojnë asnjë përmirësim të motit, dhe pse reshjet janë rralluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›