Krasniqi:Kishte ardhur koha për pavarësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi u shpreh në seancën solemne për njëvjetorin e pavarësisë se si sot një vit më parë lindi si shteti më i ri. Krasniqi falënderoi kontributin e gjithë brezave kosovarë që ndihmuan për këtë proces të rëndësishëm dhe botën demokratike që mbështeti vazhdimisht kosovarët. Sipas Krasniqit, pavarësia ishte e domosdoshme pasi Jugosllavia ishte shpërbërë, populli kishte shprehur vazhdimisht vullnetin e tij për liri dhe se kishe ardhur koha e vendosjes së drejtësisë. Krasniqi kujtoi në fjalimin e tij përshëndetës jetën që dhuruan për liri dëshmorë të saj si Adem Jashari që sic theksoi kryeparlamentari dha jetën në themelet e shtetit të ri. "Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ka ardhur koha që të vendosim epokën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira mes dy vendeve theksoi Krasniqi