E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nënshkruan sot paketën ekonomike

Në Denver të Kolorados Presidenti Barak Obama do të kthejë sot në ligj paketën e stimulimit ekonomik prej 787 miliard dollarësh. Projektligji, i cili përfshin shpenzime qeveritare dhe shkurtime taksash që synojnë ta nxjerrin ekonominë nga recesioni, është fitorja e parë e madhe legjislative e zotit Obama që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar. Kongresi e miratoi planin të premten dhe ligjvënësit votuan kryesisht sipas përkatësive partiake. Në Senat, vetëm tre republikanë votuan në favor të planit. Paketa nuk mori asnjë votë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e Presidentit Obama thotë se shkurtimet e taksave dhe projektet e shpenzimeve do të krijojnë vende pune dhe të nxisin rritjen ekonomike. Plani ishte objekt i një debati intensiv në Kongres, ku republikanët kërkuan më tepër shkurtime taksash dhe më pak projekte shpenzimesh qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›