E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preshevë, dy shpërthime në qendër të qytetit

Preshevë -Dy shpërthime kanë tronditur natën e shkuar qendrën e Preshevës. Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate, ku janë dëgjuar shpërthime në afërsi të ndërtesës së kuvendit komunal dhe tregut. Sipas njoftimeve të policisë së Serbisë, në dy shpërthimet e ndara nuk ka pasur të plagosur, përveç dëmeve të vogla materiale, përfshirë edhe një veturë, bën të ditur Radio-Televizioni i Kosovës. Policia ka thënë se po zhvillon hetimet lidhur me incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›