E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petersen: BE-ja, të vendos kushte për Serbinë

Ish-shefi i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë frytet e pavarësisë dhe jo vetëm letrat e saj në shënimin e përvjetorit të parë të pavarësisë. Ai tha se autoritetet në Kosovë mund të bënin më shumë për njohjen e Republikës, në fushën e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Petersen u shpreh gjithashtu se është e pabesueshme që BE-ja po e pranon një standard të dyfishtë të komplikimit të misionit europian në Kosovë nga Serbia dhe njëkohësisht dërgimit të sinjaleve për Serbinë në procesin e integrimit europian. Ai tha se bisedimet mes Serbisë e Kosovës duhet të bëhen vetëm ndërmjet dy vendeve të barabarta. Evropianët nuk janë të bashkuar përsa i takon kësaj çështjeje, por ata janë treguar edhe shumë të butë ndaj pengesave të vazhdueshme që ka nxjerrë Serbia. Brukseli duhej t'ia kishte bërë të qartë Serbisë: "Zgjidhni, ose do të vazhdoni drejt integrimeve evropiane, ose do të qëndroni ne vend dhe t'ia vështirësoni jetën Kosovës". Mendoj se shumë probleme janë shkaktuar nga mungesa e një udhëheqjeje më të vendosur në Bruksel është shprehur Peterson

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›