E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nuk njeh pasaportën e Kosovës

Per dy shtetas të Kosovës, tentativa për të kaluar tranzit në aeroportet italiane është kthyer në pamundësi. Të dy kanë mbetur të bllokuar në zonën tranzit, ndërmjet Italisë dhe pjesës tjetër të botës, në aeroportin Leonardo Da Vinci, si personazhi i njohur i filmit “The Terminal”.

Udhëtimi i tyre drejt New Jersey, në Shtetet e Bashkuara, është ndërprerë duke u kthyer në një pritje pa fund ndërsa në kompjuterat italianë në aeroportin “Da Vinci”, nuk janë futur ende të dhënat për njohjen e dokumentave identifikues të personave që vijnë nga republika që shpalli pavaresinë në vitin 2008.

Të dy kishin zbritur në Fiumicino me një fluturim të Alitalia nga Tirana. Të pajisur me vizë të rregullt amerikane, kompjuteri nuk njeh pasaportat e tyre në një kohë kur dihet se Italia ka dhe ambasadën e saj në Prishtinë. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›