Elbasan, shkon të dorëzojë skrapin e zë muri përposht
ELBASAN- Një 30 vjecar ka humbur jetën aksidentalisht paraditen e sotme në periferi të Elbasanit në një pikë grumbullimi të skrapit. Teksa po tentonte të hapte portën e pikës së grumbullimit, ka përfunduar poshtë saj, pasi ajo së bashku me një pjesë të murit rrethues është shembur.
Pesha e rëndë e portës dhe muri kanë përplasur për tokë të riun duke i ka shkaktuar plagë të rënda. Burri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë viktima kishte shkuar te pika e grumbullimit të skrapit për të dorëzuar hekurishtet, gati 10 kg që kishte mbledhur. Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.
(s.g/BalkanWeb)