E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU ne Lushnje: Do rikthejme cështjen çame ne axhenden diplomatike

LUSHNJE- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU çeli dhe në Lushnjë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Nën moton), "Unë e dua Shqipërinë" u prezantua kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për kryetar bashkie, Albert Sanxhaku.

Gjatë mitingut të organizuar në teatrin "Vaçe Zela", kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, parashtroi programin elektoral të partisë, si një alternativë e re kombëtare për të gjithë shqiptarët dhe ritheksoi se do të bëhet gjithcka për rikthimin e cështjes came në axhendën diplomatike.

Duke iu referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Idrizi siguroi shtetin fqinj se marrëveshja e ujrave nuk do të miratohet në formën e tanishme dhe se shqiptarët e Çamërisë do të kthehen në trojet e tyre.

“Kemi të drejtën me vete për t'i thënë ministrit të Jashtëm grek, i cili deklaroi se çështja çame nuk ekziston dhe i kërkoi llogari Shqipërisë për marrëveshjen e ujrave. Ne e sigurojmë se kjo marrëveshje nuk do të miratohet për aq sa cënohet qoftë edhe një centimetër katror tokë shqiptare. Ne e sigurojmë se çështja çame ekziston, se ne ekzistojmë dhe ne do të kthehemi në Çamëri", tha kreu i PDIU-së.

Duke u ndalur tek vota e të rinjve Idrizi u bëri thirrje që të votojnë PDIU-në në zgjedhjet e 8 Majit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›