Italia ofron mbështetje për marrjen e statusit

Dy kryediplomatët diskutuan mbi forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe bashkëpunimin rajonal e zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Terzi u shpreh se Italia vlerëson pozitivisht progresin e arritur në procesin e integrimit evropian nga Shqipëria. Ai shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Italisë dhe mbështetjen e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Nga ana e tij, Haxhinasto, siguroi bashkëbiseduesin se Italia mbetet një partner strategjik i rëndësishëm për Shqipërinë dhe vlerësoi mbështetjen, asistencën dhe kontributin e Italisë në Shqipëri, duke iu referuar Cooperacione Italian, apo investimeve private italiane.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ekonomik mbetet një kapitull i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe. Këto investime, tha z. Haxhinasto, duhet të shtrihen në fushën e energjisë, infrastrukturës, etj, duke veçuar projektet e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), portit te Vlorës, Rrugës Shkodër - Han i Hotit. Projekti TAP, etj, të cilat sipas ministrit të Jashtëm shqiptar, do të kenë impakt të rëndësishëm për zhvillimin jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e sigurisë energjetike në gjithë rajonin e Ballkanit e më gjerë.
Në takim u vlerësua roli dhe kontributi i komunitetit shqiptar në Itali, për të cilët u diskutua bashkëpunimi i mundshëm midis dy vendeve për ngritjen dhe funksionimin e Shtëpisë së Shqiptarëve në Itali. Komuniteti shqiptar në Itali, tha z. Terzi, është mjaft i vlerësuar, ndërkohë që bashkëpunimi kulturor midis dy vendeve forcohet dhe thellohet gjithnjë e më shumë.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin tonë si dhe veçanërisht zhvillimet më të fundit në Kosovë. Ministri italian nënvizoi se mbajtja e zgjedhjeve lokale është në kundërshtim me parimin e sovranitetit të Kosovës dhe me Planin Ahtisari. Ai tha se, se kështu i bëhet një shërbim i çmuar paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutua edhe për njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës, si dhe për përfshirjen e saj në organizatat rajonale, si Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH). /Start/
2012-03-30 09:38