Sadam Huseini ka ndihmuar Milloshevicin
“Ish-udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein ka ndihmuar financiarisht Sllobodan Milloshevicin gjatë gjykimit në Hagë”. Keshtu eshte shprehur ish-avokatja e diktatorit irakian, Bushra Halil.
I tërë procesi ka kërkuar shpenzime të mëdha. Shërbimet e avokaturës kanë kushtuar shumë dhe Husein, duke e ndjerë se çfarë do të ndodhte ka vendosur të mbështesë presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë, ka thënë Halil për mediat e huaja.
A duhet shpjeguar se çfarë e ka motivuar Sadam Huseinin? A e ka parashikuar ai situatën që po ndodh sot në vendet arabe dhe situatën me doktrinën gjeopolitike në botë, ka pyetur ajo.
Sipas Halilit, shkelja e sovranitetit ka nisur në Jugosllavi. Të gjitha ngjarjet që kanë pasuar si cunami në të gjitha kontinentet e dëshmojnë një gjë të tillë, ka thënë ajo.
Sadam Husein është rrëzuar në prill të vitit 2003 dhe është ekzekutuar me varje. Bushra Halil e ka mbrojtur para gjykatës. (rel)