E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregasi, Berishës: Kërkojmë të mos parapaguhet akciza

TIRANË- Presidenti i Biznes Albania, i pranishëm në takimin e sotëm të kryeministrit me biznesin ka falënderuar për tryezën, ka garantuar bashkëpunim në përmirësimin e politikave, por ka kërkuar që të njëjtën sjellje miqësore të Berishës ta manifestojë edhe administrata dhe ministrat.

Një politikë e drejtë është kur administrohet mirë. Përshëndes heqjen e parapagimit të taksave nga ana e biznesit, pavarësisht politikave, biznesi punon po ka vështirësi, kriza ka dhënë efektet e veta, edhe këtu i ndjejmë, por ndryshe nga vendet e tjera, biznesi shqiptar është biznes social, nuk kemi hequr nga puna asnjë njeri- tha Bregasi.

Sipas tij, biznesi propozon që në kuadër të kësaj politike të re me mosparapagimin e taksave, edhe akciza të mos parapaguhet por të paguhet një herë në muaj. Pagesa e plotë vjetore paraprake  është barrë e rëndë për biznesin- tha ai.

Bregasi ka sugjeruar që këshillat aktualë konsultativë, si ai i Punës e me radhë, të bashkohen në një Këshill Kombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›