E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria tërheq trupat nga qyteti i Daras

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka tërhequr policinë dhe ushtarët nga qyteti i Daras, e cila ishte epiqendër e protestave kundër sundimit të tij.

Dëshmitarët lokalë u kanë thënë agjencive perëndimore të lajmeve se forcat e sigurisë janë larguar në periferi të qytetit.

Autoritetet siriane thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›