Vjen në Tiranë antarja e bordit të shkrimtarëve të Parisit Agllaije Zoto
Antarja e bordit të shkrimtarëve të Parisit zonja 84- vjeçare e njohur përmes ekranit si e përndjekura politike e kampit të Lushnjës që ia dedikoi jetën humanizmit vijon të shkruajë libra për Shqipërinë e strehuar si një gjyshe e dashur në apartamentin e drejtorit të Institutit të Jetimëve të Shqipërisë Ilir Cumanit. Në pritje të një strehe të re në Tiranë, humanistja e shumë gjuhëve të huaja e ardhur nga një jetë e mundimshme në Greqi rrëfen mbi krijimtarin dhe fatin e saj dramatik.
Intelektualja e stolisur me kurorën e bardhë të moshimit udhëton në kujtesë përmes shkrimeve dhe imazheve që mban në duar nga rinia të ruajtura në një album të fotokopjuar pasi gjithçka që kishte iu dogj së bashku me ish-apartamentin e shkatërruar në Lushnjë.
Shkrimtarja himarjote teksa na rrëfen vlerat e jetës dhe familjes fisnike të saj ku i jati ishte pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit, reciton dhe vargjet e krijuara për Shqipërinë në majin e vitit 1952 duke pohuar se ndonëse u ndëshkua vazhdon ta dojë me të njëjtën dashuri vendin dhe bashkombasit e saj.