Italia premton se do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në

Prishtinë, 27 gusht - Zëvendëskomandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneral Antonio Satta, ka deklaruar të premten, se Italia do të jetë pjesë aktive e KFOR-it dhe do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në, sikurse edhe EULEX-in, nëpërmjet njësive të saj të karabinierëve.
Në takimin lamtumirës me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, Satta ka thënë se megjithë kontributin e rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare për mbarëvajtjen e punëve në Kosovë, “meritat më të mëdha për këtë i takojnë lidershipit të vendit”.
Bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar shumë pozitiv bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve dhe janë shprehur të bindur se ai duhet të thellohet edhe më në shumë fusha me interes reciprok.
Krasniqi e ka falënderuar gjeneralin Satta për bashkëpunimin e frytshëm, për detyrën me përgjegjësi në kuadër të KFOR-it dhe për kontributin e çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.
Ai ka vlerësuar miqësinë historike ndërmjet popullit të Kosovës dhe popullit italian, duke e falënderuar shtetin Italinë për gjithë mbështetjen për Kosovën, kurse në mënyrë të veçantë pjesëtarët italianë, në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së.