Sqarim i RTK-së: Nuk patëm mundësi teknike

Prishtinë, 27 gusht - "Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dëshiron të sqarojë opinionin publik se mostransmetimi i seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, të datës 27 gusht 2010, lidhet vetëm me pamundësi teknike. Arsye e vetme ishte pamundësia për sigurimin e përkthimit simultan nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe.
RTK, gjatë tërë kohës ka kërkuar edhe mbështetjen e Kuvendit për ta realizuar transmetimin e kësaj seance. Por, pavarësisht përpjekjeve të inxhinierëve, ka qenë e pamundur të përdoret përkthimi zyrtar i seancës solemne edhe për nevojat e transmetimit televiziv në RTK.
Për pamundësinë e RTK-së për ta transmetuar këtë seancë, janë njoftuar edhe zyrtarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Menaxhmenti i RTK-së nuk dëshiron të komentojë kualifikimet e përdorura në reagimin e Zyrës për Informim Publik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përndryshe, RTK, sikurse herave tjera, ka kryer të gjitha përgatitjet për mbulimin medial të kësaj ngjarje. Publikut të gjërë i kërkojmë ndjesë për këtë dhe e njoftojmë se RTK do ta transmetojë këtë seancë në kohën e shikueshmërisë më të lartë, rreth orës 20.15 minuta, sonte, më 27 gusht 2010", thuhet në një sqarim të RTK-së lidhur me reagimin e Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun i Kuvendit të Kosovës.