E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia rezerva ndaj prokurorisë shqiptare për mosekzekutimin e vendimeve penale

Nënsekretari i Brendshëm italian Alfredo Mantovano “ankohet” pse nuk ekzekutohen vendimet e gjykatave italiane ndaj shtetasve shqiptarë që i janë shmangur drejtësisë

“Para disa vitesh Italia ka qenë destinacioni kryesor zbarkimit të klandestinëve në brigjet e saj. E them me kënaqësi që këto vitet e fundit nuk vihen re këto fenomene. Jam dëshmitar dhe këtu flas jo vetëm si eksponent i qeverisë italiane, për përpjekjet që ka bërë qeveria shqiptare për luftuar trafikun e qenieve njerëzore . Unë shoh një vendosmëri të qeverisë shqiptare në këtë drejtim”, u shpreh Nënsekretari i Brendshëm italian, Alfredo Mantovano në takimin me Ministrin shqiptar të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj

Nënsekretari i Brendshëm italian Alfredo Mantovano, ka shigjetuar dje organin shqiptar të akuzës, i cili nuk nuk ka mundësuar ekzekutimin e vendimeve penale të gjykatës italiane dhënë ndaj shtetasve shqiptarë që i janë shmangur drejtësisë. Përpos këtyre shigjetimeve, Mantovano ka vlerësuar vullnetin politik të shtetit shqiptar, për transferimin e shtetasve shqiptare që vuajnë dënimin në burgjet e Italisë.
Këto vlerësime të tija, Nënsekretari i Brendshëm italian Mantovano i shprehu gjatë një takimi që pati dje me Ministrin shqiptar të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Në këtë takim Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj me Nënsekretarin e Brendshëm italian Alfredo Mantovano, të pranishëm ishin edhe ambasadori italian Saba D’Elia, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtësisë Penale pranë Ministrisë se Drejtësisë Antonio Laudati, dhe autoritete të tjera të drejtësisë.
Mantovano i rikonfirmoi dhe i premtoi Alibeajt në këtë takim, gatishmërinë për të qenë “bashkë në luftën kundër krimit, do t’ju mbështesim...”.

Vendimet italiane
Gjatë takimit, biseda e suksesshme mes dy personalitete u përqendrua rreth marrëdhënieve midis dy vendeve tona në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, ekzekutimit të vendimeve të gjykatave italiane për shtetasit shqiptar që i kanë shpëtuar drejtësisë italiane.
Lidhur me këtë argument, nuk munguan nga ana e mysafirit italian edhe shigjetimet ndaj organit shqiptar të akuzës.
Përgjatë këtij takimi, nga ana e Nënsekretari të Brendshëm italian Alfredo Mantovanoo u kërkua një angazhim më i gjerë për sa i përket ekzekutimit të vendimeve penale të gjykatës italiane dhënë ndaj shtetasve shqiptarë që i janë shmangur drejtësisë, si dhe shprehjen e vullnetit politik të shtetit për transferimin e shtetasve shqiptare që vuajnë dënimin në burgjet e Italisë. Aktualisht, sikurse u theksua në këtë takim, janë rreth 128 vendime penale të dhëna nga gjykata italiane për shtetasit shqiptare që i janë shmangur drejtësisë.
Fakti i shprehjes së vullnetit politik të Ministrisë sonë të Drejtësisë, në lidhje me njohjen e vendimeve penale të gjykatës italiane dhënë ndaj shtetasve shqiptarë që i janë shmangur drejtësisë dhe transferimin qoftë edhe të 10 shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, sipas Mantovanoo, do të përbënte një rast sinjifikativ të bashkëpunimit për akordimin e ndonjë ndihme prej qeverisë së re Italiane.
Nga ana e tij, Ministri shqiptar i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj shprehu vullnetit politik të shtetit shqiptar në lidhje me njohjen e vendimeve penale të gjykatës italiane dhëne ndaj shtetasve shqiptare qe i janë shmangur drejtësisë dhe transferimin e tyre.
“Ky është një akt sinjifikativ që rrit bashkëpunimin mes vendeve dhe rrit shanset për akordimin e ndonjë ndihme prej qeverisë së re Italiane”, u shpreh Alibeaj.

Rezultatet antitrafik
Gjatë takimit, Nënsekretari i Brendshëm i Italisë, njohu dhe evidentoi edhe suksesin e Shqipërisë në luftën antitrafik.
“Para disa vitesh Italia ka qenë destinacioni kryesor zbarkimit të klandestinëve në brigjet e saj. E them me kënaqësi që këto vitet e fundit nuk vihen re këto fenomene. Jam dëshmitar dhe këtu flas jo vetëm si eksponent i qeverisë italiane, për përpjekjet që ka bërë qeveria shqiptare për luftuar trafikun e qenieve njerëzore . Unë shoh një vendosmëri të qeverisë shqiptare në këtë drejtim”, u shpreh Nënsekretari i Brendshëm italian, Alfredo Mantovano në takimin me Ministrin shqiptar të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Përballë premtimit dhe rikonfirmimit të mbështetjes për drejtësinë shqiptare, “Jemi bashkë në luftën kundër krimit, do t’ju mbështesim”, që artikuloi Mantovano, nga ana e tij Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj garantoi “maksimumin e zellshmërisë që shtetit shqiptar, strukturat e tij qoftë ato qeveritare , qoftë ato të pavarura , do të ndërmarrin për të krijuar dhe për të dhënë jo vetëm imazhin e partnerit të denjë në këto marrëdhënie por edhe të krijimit të një marrëdhënie që do të vazhdojë gjatë në kohë, që do të jetë gjithmonë edhe më e perfeksionuar për t’i dhënë jo vetëm imazhin por edhe sinjalin e qartë fenomenit kriminal që në mes dy vendeve tona ka vetëm një kufi, i cili është thjeshtë dhe vetëm formal dhe që nuk do të gjejnë asnjë mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë si asaj italiane por dhe asaj shqiptare”.

Bashkëpunimi dypalësh
Në takimin dhe bisedën e tyre dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogave në kuadër të bashkëpunimit dhe të krijimit të njësive të përbashkëta hetimore si dhe ratifikimit të marrëveshjes bilaterale “Marrëveshja Shtesë e Konventës Evropiane të Ekstradimit dhe e Konventës Evropiane për Ndihmën e Ndërsjellët Gjyqësore në Fushën Penal“ të firmosur tashmë mes shteteve.
“Mora premtimin e sinqertë dhe besimin për një bashkëpunim jo vetëm në këtë fushë por edhe në ngritjen e kapacitete infrastrukturore në lidhje me sistemin e burgjeve, të cilat do jepen nga shtetit italian dhe mora jo pa kënaqësi inkurajimin e qartë të një vendi mik , inkurajimin për të vazhduar në luftën kundër kriminalitetit në mënyrë të përbashkët dhe për ta çuar këtë vend drejt standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Ministri shqiptar i Drejtësisë Enkeledj Alibeaj.
Bashkëpunues dhe inkurajues u shpreh edhe Nënsekretari i Brendshëm italian, Alfredo Mantovano.
“Në një moment kur krimi operon pa njohur kufijtë si në frontin e trafikut të drogës ashtu edhe të qenieve njerëzore , unë besoj se edhe përgjigjja e shteteve partnere në këtë rast mes Italisë dhe Shqipërisë duhet të jetë i menjëhershëm dhe nuk duhet të njohë kufij”, deklaroi Mantovano.
Në lidhje me rritjen e eficiencës së bashkëpunimit mes dy institucioneve nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtësisë Penale pranë Ministrisë se Drejtësisë italiane Antonio Laudati, u propozua emërimi i një gjyqtari ndërlidhës (Judice del Collegamento), nga ana e palës shqiptare, i cili do të punojë pranë Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, për një periudhe të përkohshme prej rreth 6 muaj, shpenzimet e të cilit mund të mbulohen nga kjo Ministri.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›