Demokraci ta lumsha shpirtin.

Duke parë se demokracia shqiptare është diçka e brishtë, akoma e pa stabilizuar në themele, pa rrenjë në ndërgjegjet e qytetarve të saj nevojitet të gjurmojmë shënjë-provën sepse ndodhemi diku larg aspiratave për integrime ne struktutura euro-atlantike. Gjykoj në këtë shkrim ta sinjalizoj në ata që na qeverisin pro tempore. Ku dihet në gjuhën popullore se peshkaqeni qelbet nga koka. Nuk gabova kur ndryshova lemën pershkaqen në vend të peshkut sepse për grabitqarë flasim (që i kanë kaluar hallkat natyrorë) kur flasim për klasën politike shqiptare.
Gjithçka lind nga mospasja e një dialektikë idesh brendapërbrenda partive, ku një demokraci e shëndetshme qysh në familjen politike (partia apo lëvizja) do të kishte pasoja demokratike edhe në debatin e problemeve të një vëndi. Në qoftë se na mungojnë fjalët me përkufizue një ligj për financimin e partive, duhet t’i gjejmë përpara se të laskarizohemi si shoqëri. Por mbi të gjitha duhet me pasë një vizion se çfarë duhet të bëjmë me u “sinkronizue” me rrahjet e zemrës së demokracisë europiane.
Mjerisht, them mjerisht vizioni i tyre ma shumë ndalet te “zaptimi” material i pronës publike shqiptare, pa masë e pa kriter se pasja e një projekti politik të qartë. Mjerisht, sinkronizimi vjen vetëm kur behet fjalë më llopit parà. Mjerisht, vjen nga një diktaturë idesh domosdo vetiu kulti ku falesh është ai i prijësit, kulti i kapos, i shefit, i të fortit, d.m.th o bëhesh adashi i diktatorit, një hije i mendimeve prapanike ose martir i demokracisë. Mjerisht, ata që mbesin në dyfytyrsi janë numra, s’kanë as identitet as moral, as vizion, përveç numrit. Mjerisht, kështu funksionon tani për tani në odën politike.
Mandej s’ka përse shteti të mos të duket si një çiflig personal për ndonjërin se sa një organizëm ku kultivohet kolektivitei i interesave të përbashkëta qytetare. Vizioni i tyre ndalet te “kultivimi” të pavetëdijshëm i ndonjë lajmi trumbetues që sërviret si skandali më i ri, më i papari ndonjëherë në arenën e paturpësisë shqiptare. Është e vërtetë se e hajmë turpin më bukë sepse s’kemi me çfarë ta lyejmë.
Përsa i përket largpamësisë së klasës politike shqiptare shihet se sa debatojnë për ekonominë e qytetarve të saj. Ku shifrat e papunësisë janë diçka alarmantë për një njeri që ka sensin e përgjegjëshmërisë intelektuale. Edhe pse rritja ekonomike vjetore është 6 përqind nuk dihet përse shqiptarët herë për hërë janë statikë në gjëndjen e ekonomisë së tyre familjare. Vendi jonë është vendi ku projektbuxheti (dm.th taksat tona që ri-shpërdahen në dobinë publike) kalon nënhije e përgjumjes së kuvendit, nuk pyetet nga opozita ose nga ata që duhet të na përfaqësojnë (deputeti) se si ri-alokohen taksat tona. Gjithçka ndodh pa debat sepse ekonomistët në parlamet janë një specie e mbrojtur nga zhdukja. Nejse kontradiktat e shterpësisë së politikës shpjegohet edhe ndryshe sepse vizioni rogramor nuk largohet më shumë se nga hunda e tyre.
Optimisti sot: por diçka mund të behet për të nëse kemi bujarinë, forcën, pse jo dhe kristiane të duam të mirën e tjetrit, të mirën e qytetarve tanë. Pesimisti sot: po kur kalon një ligj i fundit “Për lojrat e fatit” konkretisht, ligji i ri ndryshon nga ligji i mëparshëm lidhet me moshën e personave që kanë të drejtë të hyjnë në kazino ose në ambiente ku vihen baste. Nga 21 është bërë 18 vjeç, mosha e lejuar për të frekuentuar ambientet e kumarit dhe po këtë moshë e sipër duhet të kenë edhe punonjësit.
Sikur të mos kishte ndonjë ligj për glorifikin e papunësisë ky do të ishte ai adekuati, luani me fatin oferton dikasteri i financave, tani kuptova përse dikasteri për shanset e barabarta egziston, çfarë kërkon më tej qytetari shqiptar? Kemi një ministri pune ju kujtohet apo jo? Përpos se mua më kujtohet vetëm disa burra tek ushtari i panjohur edhe disa të tjerë tek dogana që kërkojnë diçka. Vallë punë thua? Nuk besoj. Ata për punë shkojnë te dega e partisë siç bëhej dikur nuk dalin nëpër sheshe o trotuare. Kambanat bien per ata qe kane veshë thotë një adaxhio i vjetër.
...