E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia varros 270 viktimat e tragjedisë së tërmetit



Në Itali janë zhvilluar ceremonitë e para të varrimit të viktimave të tërmetit të së hënës, që shkaktoi mbi 270 viktima. E premtja, kur do të zhvillohet dhe ceremonia zyrtare e varrimit të shumicës së viktimave, është shpallur ditë zie. Tërmeti që shkaktoi vdekje dhe shkatërrim goditi qytetin e L'Aquila-s në qendër të Italisë dhe zonën përreth. Që nga mbrëmja e së martës ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Puna e tyre tani është përqendruar në ndihmën ndaj mijëra personave që kanë mbetur të pastrehë. Rreth 20 mijë veta po jetojnë në çadra dhe mijëra të tjerë nëpër hotele.
Pasi kanë kaluar katër ditë nga tërmeti, punonjësit e ekipeve të shpëtimit besojnë se gjasat që ata të gjejnë ndonjë të mbijetuar janë të pakta. Një mijë specialistë do të fillojnë të vlerësojnë nëse janë të sigurta apo jo ndërtesat publike dhe banesat në qytet. Kryeministri Silvio Berluskoni tha se për të bërë një vlerësim të plotë të dëmit mund të duheshin dy muaj. Ndërkohë po bëhen përgatitje për ceremoninë e varrimit të shumicës së viktimave, që organizohet nga shteti.

10 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›