E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me levë roja i Bechtel-Enkas, pranga 2 vëllezërve



MIRDITË - Një prej rojeve të firmës që po kryen punimet në Rrëshen Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës është plagosur pas një tentative për grabitje nga persona që janë identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur orëve të para të mëngjesit të djeshëm në komunën Fan të Mirditës kur roja i firmës Bechtel- Enka, Ndue Gega që ruante makineritë dhe magazinën e firmës u qëllua me mjete të forta nga 2 persona. Policia e lajmëruar për ngjarjen mori në pyetje rojën e plagosur nga i cili mësoi disa të dhëna konkrete rreth autorëve. Pas pak orësh janë identifikuar dhe arrestuar si autorë dy vëllezërit, Celnik e Arjan Përshqefa. Nga hetimet paraprake Policia dyshon se dy vëllezërit tentuan të grabisnin në ambientet e firmës ndaj për këtë arsye plagosën edhe rojën.

10 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›