Italianët: Te “Kristal”, diploma blihet me 200 kg oriz ose me bagëti
ITALI- Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”. Kështu shkruan Gazeta Libero në Itali e cila ka nisur në Shqipër gazetarin Leonardo Piccini i cili në bashkëpunim me Alket Aliun drejtorin e të përjavshmes “Investigim” janë vënë në ndjekje të Renzo Bossit, djalit të ishkreut të Lega Nord i cili ka marrë diplomë të falsifikuar nga ky universitet.
“Është një situatë totalisht jashtë kontrollit dhe qeveria nuk arrin ose nuk do të gjej solucionin. Në 2009 denoncova për diplomat që merreshin lehtësisht e ndërsa prisja të takoja rektorin e universitetit privat në Tiranë, te sekretaria pashë me sytë e mi një dokument, një kontratë mes Universitetit dhe një firme ushqimesh.
Titullari i firmës do të merrte një ndiplomë të inxhinierisë informatike në shkëmbim të 200 kileve oriz. Pasi pyeta sekretaren më thanë se ky shkëmbim bëhej edhe për blegtorinë si lopë, dele apo deri te sheqeri e produkte të tjera ushqimore”, shkruajnë në artikullin e tyre Leonardo Piccini e Alket Aliu.
“Çdo vit presidenti dhe rektori i universitetit Kristal venë në shërbim të “studentëve” disa numra matrikull. Në raste kontrolli nga ministria e Arsimit, inspektorëve iu mbyllet goja me një zarf të mirë dhe një i interesuar mund ta marrë diplomën nga 7 mijë në 20 mijë euro”, vijon shkrimi në Libero. Gjithsesi situata e krijuar nga diplomat fallto të universiteteve privatë në Shqipëri ka cenuar edhe ata që punojnë në vendin fqinj e që kanë diploma të rregullta, pasi shembulli i keq i Troftës, ka ndikuar në mendjet e italianeve. “Jemi bërë të vendosim në curiculum se jemi diplomuar në universitetin shtetëror”, thonë disa prej emigrantëve të punësuar në Itali.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Prokuroria: Italianët të vërtetojnë autencitetin e dokumentit