“Italianët, digë në Shkodër që në 1940”
Nertila Maho Hapja e portave të Drinit nga Maqedonia nuk përbën fakt për t’u shqetësuar. Vetë shteti fqinj ka dy diga betoni në Drin Globiçicën dhe Splienë ku duhet ruajtur siguria e tyre, duhet të kufizohen shkarkimet. Inxhinieri Egon Gjadri, një nga projektuesit kryesorë të Fierzës tregon se si kaskada e Drinit ka qenë problematike prej kohësh dhe se në vitet 1940, Italia donte të dëmtonte aty një pritë për të zvogëluar pasojat. Mbi ç’parametra u projektua Fierza dhe si janë parashikuar rezervat e sigurisë?Nëse Maqedonia hap portat e Drinit, a rrezikojmë që situata të përkeqësohet dhe a ka kapacitete të mjaftueshme tani për të përballuar një prurje tjetër të madhe?Këto ditë parashikohet që koha të ftohet dhe me siguri do të shoqërohet me borë. Nëse kjo më pas do të shoqërohet edhe me shi prurjet do të jenë të mëdha ashtu sikurse ndodhi ditë më parë. Nëse Maqedonia hap portat e Drinit do ta kemi më të vështirë por gjithsesi mendoj se kemi kapacitete dhe hapësira rezervimi për të përballuar. Nëse marrim pjesën e poshtme që është përmbytur me fryrjen e Bunës dhe Gjadrit, ndoshta ajo nuk tërheq shumë por gjithashtu ne nuk mund të krijojmë ndonjë ndikim shumë të madh duke ulur shkarkimet. Gjithsesi, edhe nëse Maqedonia i hap portat ka dy hidrocentrale të vetat në Gllobicicën dhe Spilenë dhe për këtë nuk do të bëjë prurje të mëdha për të ruajtur kushtet e sigurisë së digave të veta. I kemi propozuar atyre që në situatën që jemi të mbanin rezervë direkt në Liqenin e Ohrit, por nga situata ky liqen mund të jetë fryrë shumë. Atyre mund t’u duhet të shkarkojnë, por që ky shkarkim do jetë brenda parametrave normalë dhe nuk përbën element për t’u shqetësuar. Ju si një ndër projektuesit e këtyre digave çfarë mund të thoni për sigurinë e tyre?Digat në kaskadën e Drinit ndërtime me siguri “ekstra”. Me pak fjalë kanë një siguri të jashtëzakonshme. Sipas veprës janë dhe koeficientët e sigurisë. Këto vepra janë vepra të sigurisë “ekstra” jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vende të tjera në Evropë. Janë diga të larta dhe siguria e tyre duhet të jetë e jashtëzakonshme për sa i përket anës konstruktive, qëndrueshmërisë, ashtu edhe anës së përballimit të plotave. Ne kemi diga me materiale dheu, si Fierzën edhe Komanin dhe këto lloj digash duan një siguri shumë të madhe përsa i përket përballimit të plotave dhe kapaciteteve ujëmbledhëse sepse nuk lejojnë që të kalojë uji sipër. është ndryshe një digë betoni. Prandaj mbajmë një rezervë mjaft të madhe nga niveli i ujit dhe kurora e digave. Këto mbajnë ujë deri tek kurora, sepse kjo e fundit është njëlloj si në rezervuare, por uji nuk duhet t’u kalojë sipër. Liqenet në kaskadën e Drinit e mbajnë ujin deri tek buza e kurorës. Fierza është projektuar që në nivelin 302 m të mbajë 3 miliard m3 ujë. Edhe diga është planifikuar që ta mbajë ujin deri në atë nivel për kushte të jashtëzakonshme. Nëse tani ne jemi 20 metra poshtë kësaj pike sepse në nivelin 312 m është kurora. Këto 20 metra janë rezervë dhe është parashikuar që kur të vijë ajo plota e madhe me përsëritje 1 herë në 10 mijë vjet kjo hapësirë të shërbejë për rezervë. Nëse presim këtë plotë dhe punojnë të dy tunelet plus shkarkimit nga turbina niveli i ujit është llogaritur 300 m, pra ngelen dhe 12 metra rezervë dhe këtu po flasim për plotën maksimale. Por mund t’ju them dhe diçka tjetër; projekti ka edhe një rezervë që e kemi menduar ne që në kohen e projektimit të tij. Kështu mund të qëllojë që të bllokohet njëri tunel dhe morëm si shembull 3-in në Fierzë, i cili është më poshtë. Atëherë me këtë projekt-kusht të dytë supozohet që tuneli 3 nuk punon fare dhe janë në punë 4-ra që shkarkon rreth 1000 m3/s ujë në sekondë, plus 500m3/s turbinat që shkojnë 1500m3/s ujë i shkarkuar nga këto dy objekte. Në këtë rast, nëse vjen plota maksimale dhe shkarkohet vetëm nga tuneli 4 dhe turbinat niveli i parashikuar i lejuar është 306.5 pra 6.5 metra më shumë por prap me 6 metra rezervë. Si modele për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve kujt i jeni referuar? Po përsa i përket parametrave?Këto projekte të hidrocentraleve janë individualë në përshtatje me vendin ku do të ngrihen. Në fillim ne kemi menduar që të ndërtonim një digë hark të madhe prej betoni në Kaskadën e Drinit pastaj në përshtatje me kushtet kemi kaluar në diga materiale dheu siç janë tani. Kemi ndryshuar veprat e shkarkimit disa herë, derisa kemi mbërritur në një variant të përshtatshëm me kushtet ku jemi. Normat e sigurisë ne i kemi marrë nga vende të ndryshme të mëdha dhe i kemi përshtatur me kushtet tona duke përcaktuar sigurinë e digës, tunelit e me rradhë. Një vepër e klasit të kësaj natyre, edhe në një shtet tjetër, ka përqindje sigurimi një herë në 10 mijë vjet. Këto vepra janë të kalibit ndërkombëtar. Kur rëndësia është me e vogël dhe nuk ka poshtë qytete, parametrat e sigurimit mund të tolerojnë sadopak në rezerva. Përmbytja e kësaj here është vlerësuar si ndër më të mëdhatë. çfarë ka ndikuar që kjo e fundit të merrte të tilla përmasa?është e qartë që kaskada e Drinit është në krye të një qyteti të madh. Pa bërë ndonjë shkarkim të madh dhe ka probleme me përmbytjet, jo me këtë situatë që ka koinciduar me fryrjen e Bunës, Drini, Liqenit të Shkodrës dhe me shkarkime. Të gjitha këto janë bashkuar duke dhënë këtë përmbytje që për nga madhësia qëndron e dyta pas asaj të 1962-it. Ndërtimi i digave në kaskadën e Drinit e ka përmirësuar jashtëzakonsiht jetën e banorëve që jetojnë poshtë saj sepse po të kishte qëlluar kjo tip përmbytje me këto prurje mbi 2000 m3/s dhe nëse nuk do ishin digat, përmbytja do të ishte e një kategorie më të rëndë. Në kohën e italianve në vitit 1940 si rezultat i përmytjeve që shkaktoheshin në zonë u ndërmor një projekt dhe u studiua kaskada e Drinit, jo në formën që e kemi studiuar ne por diskutohej që në Zadejë të ndërtohej një pritë për plotat e Drinit për të lehtësuar përmbytjet. Drejtuesit e çalik Holding e Eagle Mobile në ShkodërDrejtuesit e çalik Holding dhe Eagle Mobile vizituan zonën e prekur nga përmbytjet në Shkodër. Orhan Xhoshkun, President i çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin dhe Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile, vizituan banorët dhe biseduan me ta lidhur me gjendjen e tyre. Ata theksuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. Tre kompanitë e çalik Holding në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile dhuruan 150 mijë euro. Gjatë ditës së djeshme, tre kompanitë depozituan 120 mijë euro në “cash” në llogarinë e çelur për të prekurit, ndërsa pjesa tjetër prej 30 mijë euro janë ndihmat në ushqime të cilat do dërgohen në Shkodër. OKB jep 270 mijë dollarë për përmbytjetOKB vendos të ndihmojë zonat e përmbytura me një fond prej 270 mijë dollarë. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka deklaruar se: “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë. Një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për Monitorim dhe Informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë për koordinim dhe vlerësim.