Italianët sjellin energji diellore për shkollën pejane

Pejë, 20 gusht – Profesorët dhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë nuk kanë më arsye të ankohen për reduktim të rrymës. Fillimi i vitit të ri shkollor e gjen këtë institucion të dijes me rrymë alternative, pasi që një organizatë joqeveritare nga Italia ka implementuar një projekt ndriçimi solar në vlerë prej 60 mijë eurosh.
Përfaqësuesi i kësaj organizate, Martino di Mari, e ka cilësuar investimin për energji alternative, në rast të ndërprerjeve të rrymës, si një investim në dije. “Natyrisht se projekti për energji akumuluese diellore, i realizuar në këtë shkollë është i kushtueshëm. Por mirëmbajtja e tij është shumë më e lirë se furnizimi me energji nga KEK-u”, ka thënë di Mari. Ai ka treguar se projekti alternativ i ndriçimit përmes akumulimit solar të energjisë elektrike është edhe në të mirën e ambientit. Duke treguar për përvojat në shtetin e tij, di Mari ka pohuar se institucioni në të cilin kishte investuar shoqata “Fare Verde” do të jetë shembull edhe për shkollat e tjera në nivel vendi.
Shkolla e mesme teknike “Shaban Spahija”, e para në shkallë vendi me ndriçim solar, është një ndër shkollat me të vjetra në Kosovë e profilizuar për përgatitjen arsimore të nxënësve për zanate nga më të ndryshmet.