E Shtunë, 31 Tetor 2026

RTK do ta padisë KEK-un

Prishtinë, 21 gusht - Bordi i RTK-së do ta padisë KEK-un për shkak të borxhit në vlerë prej 38 milionë eurosh, pas prishjes së njëanshme të kontratës nga kompania energjetike për inkasimin e taksës prej 3.5 eurove, shkruan e përditshmja Express.
Bordi i transmetuesit publik e ka kundërshtuar vendimin e KEK-ut për të mos i mbledhur paratë e parapagimit deri në tetor të vitit të kaluar, duke e quajtur si vendim të njëanshëm dhe shkelje të kontratës nga KEK-u, që deri atëherë ka qenë valide.
Por KEK-u thotë se nuk i ka asnjë cent borxh RTK-së. Ata thonë se kanë respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe kanë kërkuar nga Bordi i RTK-së që ta shikojë edhe një herë me vëmendje kontratën. Para pak ditësh KEK-u ka shpërnda fatura të ndara për konsumatorët e vet, ku në njërën paraqitet shpenzimet energjetike dhe në tjetrën borxhi ndaj transmetuesit publik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›