E Diel, 1 Nëntor 2026

Italiani Paolo Bertini, gjyqtari i Shqipëri-Maqedoni

Albania-Sport - Italianët i janë qepur Shqipërisë. Një "skuadër" gjyqtarësh e kryesuar nga emra të njohur të Serisë A: Paolo Bertini, Stefano Airoldi dhe Marcelo Ambrozino do të drejtojnë ndeshjen miqësore Shqipëri-Maqedoni (7 shkurt, ora 16:00), takim që do të luhet në qytetin e Shkodrës. Arbitrat italianë do të mbërrijne në Shqipëri, më datë 6 shkurt dhe do të priten e shoqërohen nga shefi i gjyqtarëve ne Federatën Shqiptare të Futbollit, Sulejman Mema. Në datën 7 shkurt, ora 10:00 ata do të marin pjesë në mbledhjen e punës me të dërguarin e UEFA-s. 42-vjecari Paolo Bertini u lind më 7 korrik 1964 në Arrezo të Italisë. Ndeshja e parë e tij në Serinë A ka qenë Peruggia-Reggina (2-1), më 3 tetor 1999. Paolo Bertini gjykon ndeshje ndërkombëtare qsyh nga viti 2003.
Interesant është fakti se gjatë zhvillimit të procesit të skandalit të përgjimeve të telefonatave në Itali, për gjyqtarët Paolo Bertini, Paolo Dondarini, Pasquale Rodomonti, Domenico Messina, Gianluca Rocchi dhe Paolo Tagliavent u kërkua pesë vjet pezullim. Paolo Bertini është gjyqtari i katërt italian që gjykon një ndeshje në Shqipëri, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë më ndeshje të kampionatit apo Kupës së Shqipërisë
Gjyqtarët italianë që kanë qënë gjykuar në Shqipëri
2006
Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 0-1
Stefani Farina (Itali)
2003
Finale e Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)
2003
Pleof i Kampionatit të 64-t
Lushnja-Apolonia 4-1
Xhanluka Paparesta (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›