Stoichkov dërgon “spiunin” e tij në Shqipëri-Maqedoni

Albania-Sport - Hristo Stoichkov është i shqetësuar për ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë, madje do të dërgojë ndihmësin e tij në stadiumin "Loro Borici", ku dhe do të zhvillohet takimi miqësor Shqipëri-Maqedoni (7 shkurt, ora 16:00). Lajmi është dhënë nga zëdhënësi Lysjen Nurishmi. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Popov i ka kërkuar përmes faksit homologut të tij shqiptar, Roland Mici se ndihmësi i Stoichkov do të jetë në Shkodër. Shqipëria do të përballet me Bullgarinë në ndeshjet eliminatore në Grupin G të Euro 2008, më 28 mars 2007, në stadiumin "Vasil Lefski National Stadium" në Sofie (43.328 vende). Bullgaria ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 8 pikë (4 ndeshje), ndërsa Shqipëria në vendin e gjashtë me vetëm një pikë në tri ndeshje