Ansi Agolli, firma me Helsinki punë ditësh

Albania-sport - Ansi Agolli është shumë pranë firmosjes me skuadrën finlandeze HJK Helsinki. Vlerësimet e para pozitive për të tashmë janë dhënë dhe mesfushori i krahut majtë pret vetëm ofertën financiare dhe nëshkrimin e kontratës. Për Agollin (176 cm, 70 kg), që më parë ka luajtur për Tiranën dhe Apoloninë e Fierit, HJK Helsinki do të jetë ekipi i tretë i huaj, pas dy ekipeve zviceriane Neuschatel Xamax dhe Fc Luzern.
Agolli ka qënë pjesë e ekipit të HJK Helsinki në një turne të quajtur Uusi Lahti Cupin, ku Helsinki humbi me rezultatin 1-3. Në këtë ndeshje, në të 21' Ansi Agolli lëshoi një korridor të bukur për shokun e tij të ekipit Iiro Aallon, por ky i fundit nuk mundi të shënonte.
Në ndeshjen tjetër HJK – Atlantis, Helsinki fitoi 4-0, ndërkohë që golin e parë të takimit e shënoi shqiptari Erfan Zeneli (55').