E Diel, 1 Nëntor 2026

Italiani vjedh kompjuterin e hotelit, prangoset

Autori i Lajmit: red.
Një qytetar italian, pasi ka ndenjur për disa ditë në një hotel në Tiranë, në fund ka vjedhur dhe një kompjuter “Lap-Top”. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në hotelin e njohur “Tirana Internacional”, ku Xhuzepe di Xhulio, klient, vjedh kompjuterin në pronësi të hotelit. Pasi kanë bërë kontrollin dhe është vënë re vjedhja e kryer, kanë bërë denoncimin në polici për ngjarjen. Kanë qenë punonjësit e hotelit, që pasi kanë konstatuar vjedhjen e monitorit të një kompjuteri në pronësi të shoqërinë, kanë njoftuar përgjegjësit. Nga veprimet hetimore të kryera nga policia e kryeqytetit ka rezultuar se autor i kësaj vjedhjeje është një qytetar italian, i cili ka qenë klient i këtij hoteli, Xhuzepe di Xhulio. Nga specialistët e seksionit kundër vjedhjeve të biznesit është duke u punuar për kapjen e autorit të dyshuar si vjedhës. Ky i fundit dyshohet se është larguar nga kryeqyteti dhe është kërkuar ndihma e kolegëve të rretheve për ndalimin e tij.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›